Lajme Botë

Biden flet për krijimin e shtetit palestinez: Zgjidhje që i jep fund dhunës

Presidenti i SHBA, Joe Biden shprehet se Izraeli dhe Palestina duhet të jenë dy shtete të pavarura. Shefi i Shtëpisë së Bardhë flet për krijimin e një shteti palestinez, mundësi të cilën ai e sheh si zgjidhje për shmangien e konflikteve në të ardhmen.

Zgjidhja me dy shtete në Lindjen e Mesme është tani më e rëndësishme se kurrë. Është e nevojshme të punohet drejt një të ardhmeje në të cilën “kjo lloj dhune është e paimagjinueshme“, u shpreh Biden.

Shkëmbimi i parë i të burgosurve mes Hamasit dhe Izraelit përfundoi këtë pasdite me lirimin e 13 pengjeve. Një gjë e tillë synohet të përsëritet për të paktën tre ditët e ardhshme deri në lirimin e 50 pengjeve izraelitë.

Ndërsa armëpushimi duket se po mbahet si në Rripin e Gazës ashtu edhe në veri të shtetit hebre, përgjatë vijës blu me Libanin.

39 palestinezët e parashikuar nga marrëveshja për 24 gra dhe 15 të mitur, janë liruar nga burgjet e Oferit, Damon dhe Megiddo dhe mbërritën në pikën e kontrollit Beitunia në Bregun Perëndimor.

/Shqip.com