Biden dhe Harris kanë folur sot për situatën në Afganistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja, Kamala Harris, janë takuar virtualisht me ekipin e sigurisë kombëtare dhe zyrtarë të lartë për tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë në Kabul.
Kjo u bë e ditur në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë teksa tërheqja e përfaqësuesve amerikanë u bë gjatë ditës pas përshkallëzimit të situatës nga talibanët në Kabul.
“Këtë mëngjes, Presidenti dhe Zëvendëspresidentja u takuan me ekipin e tyre të sigurisë kombëtare dhe zyrtarët e lartë për të dëgjuar përditësimet mbi tërheqjen e personelit tonë civil në Afganistan, evakuimet e aplikantëve SIV dhe aleatët e tjerë afganë dhe situatën e vazhdueshme të sigurisë në Kabul” thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
This morning, the President and Vice President met with their national security team and senior officials to hear updates on the draw down of our civilian personnel in Afghanistan, evacuations of SIV applicants and other Afghan allies, and the ongoing security situation in Kabul. pic.twitter.com/U7IpK3Hyj8
— The White House (@WhiteHouse) August 15, 2021
Ndërsa, sekretari amerikan i shteti Antony Blinken, ka thënë se nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara të qëndronin më atje, pasi kryengritësit talebanë hynë në kryeqytet.
Ai këtë deklarate e dha pas tërheqjes së stafit civil amerikan nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul.
“Çështja është se ne e pamë se forca nuk ishin në gjendje që ta mbrojnë vendin”, është shprehur Blinken.
Blinken tha se Uashingtoni kishte investuar miliarda dollarë mbi katër administrata amerikane në forcat qeveritare afgane, duke u dhënë atyre përparësi ndaj talebanëve, por ata nuk kanë arritur të mposhtin përparimin e talebanëve.
“Dhe kjo ka ndodhur më shpejt nga sa e kishim parashikuar”, deklaroi ai./SHQIP.com