Lajme Botë

Biden arrin në Lituani, një ditë para Samitit të NATO-s

Presidenti amerikan, Joe Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius përpara samitit të NATO-s që do të mbahet nesër.

Avioni i tij u ul në kryeqytetin e Lituanisë këtë mbrëmje, pasi u largua nga Britania e Madhe më herët pas një vizite të shkurtër ku takoi mbretin Charles III dhe kryeministrin Rishi Sunak.

Ndërsa mbërriti, Biden u prit nga presidenti i këtij vendi Gitanas Nauseda në aeroport, transmeton Klankosova.tv.

Nesër në këtë samit, temë pritet të jetë lufta ruso-ukrainase dhe anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

/Shqip.com