Sport Ndërkombëtar

Bezema “hero” i madrilienëve, Milani ende pa fitore në Ligën e Kampionëve

Kanë përfunduar dy ndeshjet e nisura në ora 18:45, në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Shakhtar Donetsk, kurse Milani është ndarë baraz me Porton, shkruan Shqip.com.

Ani pse ishin favorit në letër, skuadrës së udhëhequr nga Carlo Anchelotti iu desht shumë mund për të arkëtuar pikët e plota.

Golin e parë në këtë takim e shënoi, Karim Benzema pas 14 minutave lojë, ndërsa asistues ishte Vinicius Junior.

https://twitter.com/EDeportesfm/status/1455971267165794312?s=20
Goli i parë i shënuar nga Benzema

Teksa “Los Blancos” po e kërkonin golin e dytë, mysafirët e barazuan rezultatin. Golashënues ishte Fernando, në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë, spanjollët sulmuan me të gjitha forcat dhe kjo ju shpërblye, kur po zhvillohej minuta e 61-të.

Ishte përsëri, Karim Benzema që e tundi rrjetën, ndërsa asistues ishte po ashtu, përsëri, Vinicius Junior.

https://twitter.com/Ethandrid/status/1455974456677916676?s=20
Goli i dytë i shënuar nga Benzema

Dyshja në fjalë janë duke kaluar në formë jetësore dhe kjo nuk ishte ndeshja e parë që e kanë vendosur këtë sezonë me golat dhe asistimet e tyre.

Për, sulmuesin francez, ky ishte goli i gjashtë këtë sezonë në Ligën e Kampionëve, ndërsa katër gola në këtë kompeticion ka shënuar edhe Vini.

Me këtë fitore, galaktikët janë lider të ri në Grupin D, kurse Shakhtari, mbetet në pozitën e fundit.

Ndërsa, Milani nuk po arrin asesi të shënojë fitoren e parë në këtë edicion, në Ligën e Kampionëve.

Rosonerët kanë barazuar përsëri ndaj Portos, kësaj radhe me rezultat 1-1.

Madje, ishte skuadra portugeze që shënoi e para, pas vetëm gjashët minutave lojë, më anë të Diaz.

Image
Momente nga takimi, Milan-Porto

Porto shënuan edhe njëherë në minutën e 61-të, por në portën e gabuar dhe kështu “ia siguruan”, italianëve një pikë.

Pas këtij barazimi, Milani është në vendin e fundit të Grupit B, me vetëm një pikë.

Kurse, në anën tjetër, Porto ngritet në pozitën e dytë, me pesë pikë./Shqip.com