Rozë Ndërkombëtar

Beyonce zbulon se çfarë fshihet pas videoklipit ‘Single Ladies’

Projekti i Beyonce,

Këngëtarja e njohur botërore,  Beyonce ka zbuluar se pretendimet “nxitës” se imazhet bardh e zi të saj nuk do të shiteshin ndikuan në zgjedhjet e saj estetike për videoklipin “Single Ladies”.

Këngëtarja ka treguar se asaj i është thënë se fansat e saj nuk e pëlqejnë fotografitë e saj bardhe e zi dhe imazhet nuk do të shitën fare.

“Ishte qesharake.Më hidhëroi fakti që një agjenci mund të diktonte atë që donin fansat e mi bazuar në një sondazh. Kë pyetën ata? Si është e mundur të përgjithësohen njerëzit kaq shumë? A janë të sakta këto studime? A janë të drejtë?”, ka treguar ajo.

Si rezultat i kësaj, ajo ka vendosur që të bazoi tërë projektin e saj të ardhshëm nga fotografia bardh e zi. 

Kjo përfshinte videon për “Single Ladies”, si dhe atë të “If I Were a Boy”, dhe të gjitha veprat artistike të albumit të vitit 2008 I Am … Sasha Fierce , në të cilat shfaqen të dy këngët.

Projekti i saj “ Single Ladies”, i lansuar 11 vite më parë numëron rreth 831 milionë klikime./SHQIP