Lajme Ballkan

Betohet Vuçiq, Kosova në betimin dhe praktikën presidenciale të tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë betimin në Kuvendin Kombëtar për mandatin e dytë presidencial.

“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve.”, tha ai.

Betimi i bërë nga Vuçiq është një tjetër garanci se Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe presidenti betohet në mënyrë eksplicite se do ta mbajë “krahinën jugore si pjesë integrale të vendit”, raporton B92.

Në mandatin e parë, Vuçiq bëri betimin për Kushtetutën dhe Ungjillin e Miroslavit, librin më të vjetër serb.

Më 3 prill, Vuçiq fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58,59 për qind të votave të përgjithshme.

Mandati i tij i parë filloi më 31 maj 2017, kur u betua solemnisht në Dhomën e Asamblesë Kombëtare./Shqip.com