Lajme

Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Në një seancë solemne në zyrat lokale në fshatin Çabër të Zubin Potokut u betua kryetari i ri i kësaj komune, Izmir Zeqiri.

Duke iu drejtuar të pranishmëve kryetari premtoi se do të punojë drejt, ndershëm dhe në mënyrë të paanshme për të gjithë qytetarët e kësaj komune pa dallim.

Ndërsa, të premten (19 maj) në seancë solemne në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar, Erden Atiq, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë.

Vendimi i parë që Atiq ka marrë, ka qenë emërimi i Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës.

/Shqip.com