Lajme

Betohen deputetët e rinj që zëvendësojnë Hamzën dhe Nurën

Qalaj dhe Shabani – dy deputetët e rinj të PDK-së që zëvendësojnë Hamzën dhe Nurën

Janë betuar deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës.

Rashit Qalaj dhe Isak Shabani janë dy deputetët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët do të zëvendësojnë Bedri Hamzën dhe Fadil Nurën.

Kjo pasi në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e 17 tetorit, Hamza mori votat e duhura për të udhëhequr me Mitrovicën e Jugut dhe Nura me Skenderajn.

Qalaj dhe Shabani nuk arritën që të bëhen deputetë në zgjedhjet nacionale që u mbajtën më 14 shkurt.

Të njëjtit kanë më së shumti vota nga lista e PDK-së e që nuk janë pjesë e Kuvendit.

Rashit Qalaj më 14 shkurt mori 9160 vota, ndërsa Isak Shabani 8729 vota./SHQIP.com