Sport Shqiptar

Betim Halimi debuton në ndeshje zyrtare me Kukësin, konfirmohet lajmi publikuar nga Shqip.com

Betim Halimi edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Kukësit në Kategorinë Superiore Shqiptare, shkruan Shqip.com.

Halimi është paraqitur titullar në ndeshjen Kukësi – Teuta.

Kukësi e humbi këtë ndeshje me shifrat 1:0.

26-vjeçari te Kukësi do ta zëvendësojë portierin Anglo Tafas, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit.

Lajmi se Kukësi ka firmosur me Halimin ishte zbuluar ditë më parë nga Shqip.com.

Lexo edhe:
Ish-portieri i Kosovës dhe Prishtinës, Betim Halimi e vazhdon karrierën në Shqipëri

Halimi para Kukësit ka luajtur te Prishtina.

Te Prishtina ka ardhur nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk, teksa me ekipin prishtinas është paraqitur gjithsej në 15 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.

Halimi që ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës krahas Prishtinës dhe Olimpik Donetsk, më herët ka luajtur edhe në ekipe si Vllaznia Pozharanit, Hajvalia, Drita dhe Trans Narva.

/Shqip.com