Betim Fazliji zyrtarisht bëhet me ekip të ri
Publikuar:
(21.06.2023 16:21:50)

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji edhe zyrtarisht është rikthyer në ish-klubin e tij, St.Gallen.
24-vjeçari është larguar nga klubi gjerman, St.Paul dhe ka firmosur me St.Gallen-in deri në verën e vitit 2027.
Fazliji pikërisht në skuadrën zvicerane kishte bërë hapat e para në futbollin profesionit.
Ai pasi firmosi kontratën me St.Gallen u shpreh i lumtur për rikthimin në ish-klubin e tij.
Kujtojmë se Fazliji në sezonin e fundit me St.Paulin, bëri 19 ndeshje në kampionat dhe dy paraqitje në ndeshjet e Kupës së Gjermanisë.
/Shqip.com