Sport Shqiptar

Betim Fazliji ndahet me St Paulin, arrin marrëveshje me skuadrën tjetër

Betim Fazliji është larguar nga St Pauli pas vetëm një viti qëndrim në futbollin gjerman.

Mesfushori kosovar ka vendosur të rikthehet në shtëpinë e tij në Zvicër, ku do ta vazhdojë karrierën te skuadra ku u rrit dhe u formua si futbollist, St Gallen.

Fazliji nuk arriti të ambientohet me futbollin gjerman dhe ndryshimi i trajnerit te St Pauli nuk ishte i mirë për të, pasi trajneri i ri nuk e kishte në plane.

Gjithsesi ai është rikthyer te St Gallen ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare dhe do të qëndrojë  deri në verën e vitit 2027.

“Kam kaluar një vit shumë intensiv në FC St. Pauli. Edhe pse gjërat nuk shkuan plotësisht ashtu siç kisha shpresuar, kam mësuar shumë këtu dhe kam bërë një hap të madh në zhvillimin tim si futbollist”.

“Jam shumë mirënjohës për klubin, tifozët dhe sigurisht shokët e mi dhe ekipin e trajnerëve për përvojën e përbashkët. Do të kem kujtime të bukura nga koha ime në Hamburg dhe do t’i uroj klubit çdo të mirë”, deklaroi Fazliji.

Dy klubet kanë rënë dakord që mos t’i bëjnë publike detajet e transferimit të Fazlijit.

/Shqip.com