Rozë

Beteja e nënës me kancerin, Atdhe Xharavina rrëfen si e mori vesh lajmin

Atdhe Xheravina

Atdhe Xheravina ka qenë një ndër konkurrentët më të komentuar të “Përputhen 2”, nga ku u bë i njohur për publikun shqiptar.

Ai rrëmbeu zemrën e vajzave me pamjen e tij, të cilin së fundmi e ka ndryshuar.

Ai ka prerë flokët duke i dhuruar për personat e prekur nga kanceri.

Së fundmi Atdhe dhe Butrint Xharavina ishin të ftuar në “Wake Up”, ku folën për nënën e tyre e cila ia doli të mposhtte kancerin.

Atdheu zbuloi se ishte i pari që e mori lajmin nga mjekët dhe ia tha vëllait, ndërsa më pas ia thanë nënës.

Lajmin e kam marrë unë i pari nga mjekët kur po shkoja për Kosovë. Nuk ia kemi treguar për 4 javë pastaj ia thamë me stil. Pastaj i thamë që është masë e vogël që hiqet. Por ajo e kuptoi”.

Ai tha se në këtë raste është shumë e rëndësishme më ju qëndruar pranë personave.

Sa i përket fotografisë me Adriana Matoshi, e cila mposhti për herë të dytë kancerin, Atdhe Xharavina tha se u takuan rastësisht dhe ishin 5 persona. Ai zgjodhi t’i bënte foto vetëm nënës me aktoren pasi mposhtën kancerin.

U takuam rastësisht në tavolinë. I thashë t’ju bëj një foto ju të dyjave se e mposhtët dhe kancerin”.

Sa i përketë jetës private ai ka treguar që është në lidhje më një brune nga Shqipëria./SHQIP.com