Lajme

Besnik Tahiri ia numëron dështimet qeverisë: Dy vite regres dhe kriza

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Shefi i gurpit parlamentar nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për dy vite të punës së saj, ku tha se kemi pasur regres.

Tahiri tha se në tendecë për ta kapur çdo institucion, hartuan legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Tutje Tahiri ka numëruar edhe dështimet e tjera të qeverisë Kurti, si rritjen e çmimeve, regresioni ekonomik, ikja e popullit nga Kosova si dhe të tjera.

“Rritja e çmimeve

Me veprim (ngritje të çmimit të energjisë, tatimi në pronë) e mos veprim (ulje të taksave, akzisës) në politika tatimore, masa rregullative e vendime, goditën shtresën e mesme, futën duart në xhepat e qytetarëve por nuk u ndalën së krekosuri për rritje të hyrave tatimore, e për të gjetur fajtorë komunat.

Regresi ekonomik

Bllokuan bizneset, ndaluan investimet, ndalën zhvillimin ekonomik lokalë, rrezikuan zinxhirin ekonomik, por su ndalën së shpërndari mjegull për buxhetet më të mëdha historike.

Trusti

Në vend se tu japin qasje qytetarëve në mjetet e tyre për ta kapërcyer inflacionin, me papërgjegjshmërinë e tyre inflacioni i mori ato për favorizuar tregjet ndërkombëtare.

Lufta me zyrtarë publik dhe sindikata

Dëshpruan çdo shërbyes publik. Në vend të se të garantojnë mirëqenie me ngritjen e pagave, ata tallën e sulmuan partnerët socialë.

Ikja prej Kosovës

Vulosën zbrasjen, braktisjen e Kosovës, sepse tashmë shfrytëzuan një brez të diasporës, ju duhet një kontigjent i ri”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

/Shqip.com