Besnik Krasniqi: Nuk ndihemi në rrezik për rënie, sepse kemi besim në skuadër

Në sezonin e kaluar – Prishtina u shpall kampione e Kosovës.
Ama – në këtë sezon, bardhekaltërit gjendet në vendin e pestë, me 38 pikë.
Ani pse skuadra nga kryeqyteti gjendet më afër zonës së barazhit – se sa vendit të parë, Besnik Krasniqi thotë – se nuk ndihen të rrezikuar për rënie nga liga.
Në një prononcim për Shqip.com, ai tha se “nuk ndihemi në rrezik, sepse kemi besim në skuadër. Teksa, synim është të mbetemi sa më lartë në tabelë”.

Ai po ashtu shtoi se “atmosfera në zhveshtore – te ne lojtarët është shumë e mirë”.
Në total, Prishtina ka regjistruar dhjetë ndeshje, 11-të humbje dhe tetë barazime.
Teksa – ka grumbulluar vetëm 38 pikë. 25 më pak se Ballkani që është lider dhe katër më shumë se Dukagjini që gjendet në vendin e tetë, pozitë që shpien në barazh.
Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe shtatë xhiro për tu zhvilluar. /Shqip.com
