Sport Ndërkombëtar

Besnik Hasi bën dy goditje të mëdha te skuadra e tij e re

Trajneri me prejardhje shqiptare, Besnik Hasi ka filluar punën te skuadra e tij e re Al-Ahli, shkruan Shqip.com.

Synimi i trajnerit shqiptar është ta fitojë titullin e kampionit, derisa ka bërë dy transferime të mëdha.

Transferimi i parë që ka arritur të siguroi është shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioski.

Anësori është bashkuar me gjigandin arab si futbollist i lirë pasi u largua nga Leeds United pas përfundimit të kontratës.

29-vjeçari ka nënshkuar kontratë deri tre-vjeçare, që do ta mbajë atë në klub së paku deri në verën e vitit 2024.

Transferimi tjetër i Hasit ka qenë ish-lojtari i Barcelonës, braziliani Paulinho, i cili është transferuar nga skuadra kineze, Guangzhou Evergrande.

Me këto dy transferime, synimi i Hasit padyshim që do të jetë të fitojë ligën për herë të parë pas gjashtë viteve./Shqip.com