Sport Shqiptar

Besiktas zyrtarizon Ernest Muçin, zbulohet shifra dhe paga e 22-vjeçarit!

Ernest Muçi është lojtari i ri i klubit të Beshiktash.

Në ditën e fundit të merkatos në Turqi, klubi nga Stambolli vendosi të kënaqë kërkesat e Legias së Varshavës që kërkonte 10 milionë euro për 22-vjeçarin.

Vetë Muçi, sipas mediave në Turqi, do fitojë 1.8 milionë euro në sezon te Beshiktash, ndërkohë që do firmosë një kontratë për 3 vite e gjysmë.

Nga ky transferim përfiton edhe Tirana 1 milionë euro, pasi në 2021 kur e shiti te Legia mbajti 10% të kartonit të futbollistit.

Në fillim Muçi e pati të vështirë përshtatjen në Poloni, por sidomos sezonin e fundit shpërtheu me gola dhe asist, duke luajtur si anësor.

/Shqip.com