Sport Ndërkombëtar

Besiktas prezanton Rashicën, tifozët e presin me festë

Skuadra e njohur turke, Besiktas, e cila së fundi e eliminoi Tiranën në raundin e dytë të Conference League, e ka prezantuar zyrtarisht Milot Rashicën si blerjen e tyre të re.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës rikthehet shpejt në kryeqytetit turk, por këtë herë në pjesën tjetër të Stambollit. Qindra tifozët të Besiktas e pritën me ovacione Rashicën, pavarësisht se sezonin e shkuar, sulmuesi ishte pjesë e Galatasarayt, rivalëve të tyre më të mëdhenj.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, u shpreh shkurtimisht Rashica për mediat e pranishme. Beshikash siguroi shërbimet e sulmuesit nga Norwich, pasi kartoni i tij ishte në pronësi të ekipit anglez.

 Besiktas mbetet një nga ekipet më aktive këtë afat kalimtar vere teksa në Stamboll kanë zbarkuar lojtarë me emër si Ante Rebich, Alex Oxlade-Chamblerlian, Daniel Amartey dhe Jean Onana.

/Shqip.com