Sport Shqiptar

Beshiktash shkruan për bashkëpunimin me 2 Korrikun

Skuadra e 2 Korrikut që nga maji i vitit 2019 ka nënshkruar marrëveshje bashkëpinimi me skuadrën e madhe turke Beshiktash, raporton Shqip.com.

Marrëveshja është arritur dhe është zyrtarizuar nga skuadra prishtinase dhe gjiganti nga Stambolli.

Ky bashkëpunim do të mundësojë që futbollistët nga shkolla e futbollit të 2 Korrikut, të provohen në Turqi te skuadra Beshiktash, ndërsa përveç kësaj do të ketë edhe bashkëpunime të tjera mes dy klubeve për promovim të talentëve, trajnerëve dhe rritjes së profesionalizmit të ekipit prishtinas.

Së fundmi ka shkruar edhe skuadra e Beshiktashit ka njoftuar se pesë futbollistë të 2 Korrikut i janë bashkuar Beshiktashit në kategoritë e reja dhe kanë lënë përshtypje pozitive, shkruan Shqip.com.

/Shqip.com