Lajme

Besarta Jashari merr titullin “Ambasadore e Paqes”

Besarta Jashari, anëtarja e familjes Jashari, ka marrë titullin “Ambasadore e Paqes” nga Federata Universale e Paqes në aktivitetin e mbajtur në Kosovë me temë: “Gratë, themel i paqes së qëndrueshme”.

Përveç Besartes, janë emëruar ambasadore të paqes edhe gra tjera që në një apo formë tjetër kanë kontribuar për vendin dhe tani me aktivitetin e tyre do të vazhdojnë të kontribuojnë në rritjen e paqes në vend dhe kudo në botë.

Pas kësaj ka reaguar Bekim Jashari i cili ka uruar motrën e tij Besartën dhe gratë tjera që morën këtë titull.

Jashari ka përmendur se Besarta si një dëshmitare e luftës dhe heroizmit, këtë vit ishte në Senatin Amerikan për të rrëfyer krimet serbe në Kosovë.

“Besarta këtë vit ishte edhe në Senatin Amerikan për të rrëfyer krimet serbe në Kosovë dhe kështu gjithë atë çka kanë perjetuar gratë dhe populli ynë do të vazhdojë ta prezantojë çdokund duke kërkuar drejtësi për viktimat dhe dënim meritor për kriminelët që edhe sot fatkeqësisht po e mbajnë peng paqen në ballkan”, ka shkruar Jashari.

“Duke kujtuar të kaluarën e lavdishme ndërtojmë paqen që na duhet të gjithëve!”, shkruar mes tjerash ai.

/Shqip.com