Rozë

Besa Kokëdhima tregon të vërtetën pasi u përfol se ka kënduar këngën e Goran Bregoviq

Këngëtarja, Besa Kokëdhima

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregoviq, në ‘Festën e Birrës’ në Korçë shkaktoi zhurmë të madhe.

Një nga të parat që reagoi lidhur me këtë ka qenë këngëtarja nga Shqipëria, Besa Kokëdhima e cila është shprehur kundër ardhjes së tij në Shqipëri.

Ajo e konsideroi atë një njeri jo të mirë dhe se nuk kishte ndonjë arsye që të jetë i ftuar në Shqipëri.

Sidoqoftë, disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale reagimin e këngëtares nuk e morën edhe aq të mirëqenë duke pretenduar se kishte kënduar më parë këngët e artistit serb.

Bëhet fjalë për këngën “Ederlezi”, për të cilën nuk mungoi një reagim sqarues as nga vet Kokëdhima.

Ajo ka thënë së kjo kënëg është këngë popullorë rome dhe autor i saj është nga komuniteti rome.

E kënduar nga unë në natën rome tek Këngët e Shekullit në Tv Klan. Edhe në video shkruhet nata cigane. Bregoviq e ka sjellë në disa forma, siç kanë bërë dhe 10-ra artistë të tjerë. Lexoni dy rreshta, injorantë të lumtur e të devotshëm”, kanë qenë fjalët e saj”, ka deklaruar ajo.

Kundër përformancës së tij janë shprehur edhe një numër i madhe i artistëve shqiptare.

Ndërsa, Capital T dhe Dafina Zeqiri kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre me të mësuar për ftesën që i është bërë këngëtarit serb./SHQIP.com