Rozë

Besa Kokëdhima reagon keq pasi Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Besa Kokëdhima

Kosovë ka shpallur të mërkurën ditë zie në shenjë solidarizimi dhe nderimi të 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që humbën jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, por jo edhe Shqipëria.

Në lidhje më këtë ka reaguar këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima në një postim në Instagram, duke thënë që është turp ajo që është duke e bërë Shqipëria.

“44 bashkëkombës humbën jetën. Bullgaria, Maqedonia e Veriut & Kosova kanë shpallur ditë zie. Po shteti amë? Turp”, u shpreh Kokëdhima.

Së paku 46 persona kanë mbetur të vdekur në një aksident autobusi në orët e para të mëngjesit të së martës në Sofje të Bullgarisë.

Ndryshe, shkaku i këtij aksidenti në autostradën 40 kilometra larg Sojes ende nuk dihet./SHQIP.com