Rozë

Besa Kokëdhima i reagon Edi Ramës: Energjinë elektrike duhet t’ia falni Kosovës

Besa Kokedhima dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë që t’i vihet në ndihmë Qeverisë së Kosovës.

Kjo ka ardhur si pasojë e krizës energjetike, pasi shteti po përballet me reduktime të shumta të rrymës.

Për një status të tillë, këngëtarja Besa Kokëdhima i ka reaguar Ramës, duke thënë se Kosovës duhet t’ia falim energjinë elektrike.

“Atë energjinë që do i japim Kosovës për datë 31 dhjetor, 1 janar, në vend t’ua jepni borxh, faljani. Bëni dhe një projekt të përbashkët energjetike në vend të shkëmbejmë lartë e poshtë megavatet me vëllezërit”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, Besa shpesh bëhet pjesë e diskutimeve politike, duke bërë statuse të ndryshme në rrjete sociale./SHQIP.com