Sport Shqiptar

Besa Famgas e Rahoveci kalojnë në gjysmëfinale

FOTO: FHK
FOTO: FHK

Nuk ka pasur befasi të mërkurën në dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Fituesja në fuqi e Kupës, Besa Famgas ka kaluar Kastriotin në çerekfinale, duke e mposhtur në Ferizaj me rezultat 41:31.

Ardit Tafilaj i shënoi shtatë gola për Besën, ndërsa nga gjashtë i kishin Egzon Gjuka, Arbios Mushkolaj e Amar Korkariq, shkruan Shqip.com.

11 gola për Kastriotin i shënoi Hamdi Salihu, ndërsa gjashtë i kishte Festim Mustafa.

Ndërkohë Rahoveci e ka mposhtur Deçanin me rezultat 35:22.

Marley Wallace Fernandes i shënoi dhjetë gola për Rahovecin, kurse nga pesë i kishin Alban Haziri e Mali Luzha. Fatlind Mazrekaj i shënoi nëntë gola për Deçanin.

Të enjten janë ndeshjet Prishtina – Vushtrria dhe Vëllaznimi – Trepça.

/Shqip.com