Besa Famgas – e paprekshme në sezonin vjeshtor

Humbjen nuk e kanë shijuar ende.
Besa Famgas është ekipi i vetëm pa disfatë – në Superligën e Kosovës në hendboll.
Skuadra nga Peja e ka mbyllur sezonën vjeshtore si lidere dhe ka “shkelur” kundërshtarët.
Përveç faktit që gjenden në vendin e parë, kjo është ekipi me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë.
Kjo skuadër ka shënuar 41.4 gola për ndeshje, kurse ka pranuar 22.2 gola për ndeshje.

Po ashtu, Besa ka qenë ndër ekipet më “fair-play” pasi asnjë hendbollist i tyre nuk është përjashtuar ose ndëshkuar me karton të kuq.
Në vendin e dytë, pas 14-të ndeshjeve të zhvilluara gjendet Trepça, e cila ka 12-të fitore dhe vetëm dy humbje.
Skuadrat me reuzultatet më të dobëta në elitën e hendbollit kosovar janë Zhegra dhe Drenica.
Të dyjat kanë vetëm nga një fitore, ndërsa janë mposhtur nga 13-të herë./Shqip.com
