Sport Shqiptar

Dikur e sundonte Superligën, tash bie edhe nga Liga e Parë

FC Besa, foto nga sezoni i kaluar

Sezonën e kaluar ishin në Superligë.

Tradita dhe emri i madh nuk i ndihmuan që të sigurojnë biletën për më shumë se një sezon në elitën e futbollit kosovar.

Por, tashmë çdo gjë ka prekur fundin: FC Besa nuk ka arritur ta sigurojë as qëndrimin në Ligën e Parë, Grupi A.

Skuadra nga Peja, ka barazuar sot pa gola ndaj Drenasit – dhe matematikisht ka rënë në Ligën e Dytë.

Rënia në një kategori të tillë, është një katstrofë për Besën, e cila ishte kampione e Kosovës tri here radhazi në 2004-2005 / 2005-2006 dhe 2006-2007.

Pas 26 xhirove të zhvilluar, ky ekip grumbulloi vetëm shtatë fitore, barazoi pesë herë edhe është mposhtur 13-të herë.

26 pikët e grumbulluara – janë pasqyra e sezonit të tyre dhe një tregues pse do garojnë në Ligën e Dytë./Shqip.com

Tabela e Ligës së Parë, Grupi A