Sport Shqiptar

Bersant Celina i siguron Ipswichi-t, tre pikë

Bersant Celina

Bersant Celina ka qenë arsyeja e festës të “zjarrtë” që bënë fansat e Ipswich Town.

Mesfushori nga Kosova, ka shënuar gol në minutat shtesë kundër Fleetwood, shkruan Shqip.com.

Kur po zhvillohej minuta e 93-të, Celina e goditi topin fort me të djathtën për të dërguar topin në portën e kundërshtarëve.

Goli i shënuar nga Bersant Celina

Për të, ky ishte goli i parë në këtë sezonë, kurse ka regjistruar tre asistime.

25 vjeçari është në pronësi të Dijonit, por gjendet në huazim një vjeçar te ekipi anglez.

Sa i përket, Ipswichi-t, ai gjendet në pozitën e dhjetë në tabelë, ndërsa ka grumbulluar 20 pikë.

Në anën tjetër, Fletwoodi, është në vendin e 21-të, me tetë pikë më pak./Shqip.com