Bersant Celina është lojtari kryesor i Ipswich Town

Futbollisti kosovar po e udhëheq ekipin anglez drejt rikthimit në Championship, pasi aktualisht po luan në Ligue 1.
Dhe, përfaqësuesi kosovar e pati një tjetër paraqitje bravuroze në fitoren e ekipit të tij ndaj Lincolnit në ndeshjen e zhvilluar dy ditë më parë, shkruan.
Dhe, klubi i tij Ipswich Town e ka postuar një video në “Twitter” me lëvizjet, pasimet dhe magjinë e futbollistit kosovar të shfaqur në fushën e blertë.
“Ia hedhim një vështrim më të afërt paraqitjes Celinës nga fitorja e mbrëmshme ndaj Lincoln”, ka shkruar klubi anglez në rrjetet sociale.
Celina së fundmi e bëri një gjest mjaft human duke e vënë në dispozicion banesën e tij në Norvegji për një familje refugjate ukrainase.
Ky veprim i futbollistit u përshëndet dhe u duartrokit, derisa ai tha se e ka provuar familja e tij luftën dhe për këtë është më i ndjeshëm.
25-vjeçari ka luajtur në Premierligë dhe në Ligue 1, ndërsa këtë pjesë të sezonit do ta kalojë në Ligue 1 angleze, me synimin që shumë shpejt të rikthehet në majat e futbollit.