Lajme Ballkan

Bërnabiq për deklaratën e Kurtit: Mund të shkaktojë trazira të mëdha në gjithë rajonin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se do të votonte pro Bashkimit me Shqipërinë, “mund të shkaktojë trazira të mëdha në gjithë rajonin”, transmeton Shqip.com.

Sipas Bërnabiqit, ajo deklaratë shkakton “minimin e themeleve të stabilitetit rajonal dhe sigurisë rajonale”.

Lexo edhe:
“Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum demokratik”

“Ajo deklaratë është vetëm një gur tjetër në minimin e themeleve të stabilitetit rajonal dhe sigurisë rajonale. Ajo deklaratë mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin. Politika e Albin Kurtit është e qartë, të cilën ai duket se nuk e fsheh. Ajo që e shqetëson më shumë është mungesa e reagimeve të komunitetit ndërkombëtar”, tha ajo për Tanjug.

Lidhur me deklaratat e Kurtit, Bërnabiq ka kërkuar edhe reagimin nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, për një media britanike “Monocole”, tha se nëse do të prezantohej ndonjë referendum në formë demokratike për bashkim me Shqipërinë, atëherë do ta votonte atë./SHQIP.com