Lajme

Bernabiq: Kemi garanci se Interpol-i është i mbyllur për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq ka thënë se ka marrë garanci se mundësia e Kosovës për anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e njohur ndryshe si Interpol.

Siç raporton N1, Bernabiq ka thënë se kjo garanci ka ardhur nga takimi që kishte me presidentin e Interpolit, Ahmed Nasser al-Raisi.

Sipas Bernabiq, kjo garanci do të jetë të paktën sa të është mandati i Nasser al-Raisi në krye të Interpolit.

Kujtojmë se Ahmed Nasser al-Raisi u zgjodh president i Interpolit në nëntor 2021 dhe mandati i tij është katër vjet.

/Shqip.com