Lajme

Bërnabiq: Borell e Lajçak janë për targa neutrale, por thonë se s’mund të ndikojnë asgjë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se në Berlin bashkë me thënë përfaqësuesin e lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak kanë diskutuar për çështjen e riregjistrimit të targave në Kosovë.

Ajo tha se dy evropianët janë për targa neutrale, por se kanë thënë se s’mund të ndikojnë asgjë.

Kryministrja serbe tha se Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet nga viti 2011, 2016 dhe 2021, raporton Tanjug.

“Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet nga viti 2011, 2016 dhe 2021, si dhe ka anuluar në mënyrë të njëanshme statusin neutral”, ka thënë ajo.

Bërnabiq deklaroi po ashtu se nisma “Ballkani i Hapur” nuk është aspak kundër procesit të Berlinit, por dy proceseve që mund të zhvillohen së bashku.

/Shqip.com