Lajme Ballkan

Bërnabiq: Asosacioni duhet të zbatohet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq thotë se Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar në vitin 2013, ajo duhet të zbatohet dhe nuk mund të kalohet në marrëveshje të tjera.

Këtë ajo e ka deklaruar duke komentuar propozimet e supozuara të bashkësisë ndërkombëtare, të raportuara në disa media, për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, ndër të cilat kërkesa që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, formimi i të cilit është tashmë i parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit, të diskutohen në kuadër të planit franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Bërnabiq theksoi se Marrëveshja e Brukselit është marrëveshja e parë për normalizim dhe se ajo duhet të zbatohet.

“Tashmë është rënë dakord, tashmë është nënshkruar dhe zbatimi i tij garantohet nga Bashkimi Evropian. Nuk mund të thuash, “Beogradi i ka përmbushur të gjitha marrëveshjet nga Marrëveshja e Brukselit, dhe atë që Prishtina nuk i ka përmbushur, pra çfarë duhet bërë. Kjo nuk është e drejtë”, theksoi kryeministrja serbe.

“Autoritetet e Kosovës nuk do të lejojnë vakum në veri të vendit dhe se zgjedhjet në katër komuna duhet të mbahen, por gjithashtu hedhim poshtë mundësinë e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim dhënë agjencisë austriake APA.

/Shqip.com