Ekonomi

Berjani: Derivatet janë liruar, marketet t’i ulin çmimet

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimet e tanishme të derivateve kanë rënie.

Ai ka thënë se këto çmime kanë qenë edhe para pandemis.

Çmimi i dizelit sot sillet 1.29, ndërsa i naftës 1.30. Nuk mundemi me paragjyku për çmimet në ditët në vazhdim, por janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para pandemis”, tha ai për SHQIP.com.

Ai tha se rënia është për 65 centë dhe tregtaret dhe marketet duhet të ulin çmimet.

Tregtarët dhe marketet që thirren që si pasoj e derivateve janë rritur çmimet, le ti ulin tashmë ato. Kemi rënie për 65 cent. Nafta është liruar edhe market duhet t’i ulin çmimet“.

Ndryshe, çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar rënie në tregjet ndërkombëtare.

/Shqip.com