Lajme

Berjani: Çmimet e derivateve të naftës kanë pësuar një rënie të lehtë në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka bërë të ditur se çmimet e derivateve të naftës kanë pësuar një rënie të lehtë.

Berjani për Shqip.com ka bërë të ditur se çmimet e derivateve të naftës gjatë ditës kanë qenë një euro e 63 cent një dhe një litër benzinë një euro e 42 cent.

“Në tregjet ndërkombëtare është një rënie e lehtë e çmimeve të derivateve të naftës, kjo është duke reflektuar edhe tek ne në Kosovë. Çmimet varen nga importuesit me çfarë çmimi importoj edhe me çfarë çmimi dalin në tregje”, ka thënë Berjani.

Ai ka bërë të ditur se sot çmimi furnizues me shumicë dizell është mbi një euro e 55 cent ndërsa benzina është një euro e 35 cent.

Berjani gjithashtu ka deklaruar se oferta dhe kërkesa janë ato që e formulojnë çmimin. /Shqip.com