Sport Shqiptar

Berishës i buzëqesh fati, gjiganti evropian kërkon shërbimet e tij

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, duket se do të ndryshojë destinacion. Berisha nuk është më pjesë e planeve të skuadrës italiane të Torinos, prandaj ai ka vendosur të ndryshojë kampionat.

Për Berishën klubi më i interesuar për ta afruar është treguar deri në këto momente është Galatasaray.

Edhe pse portieri ka bërë shumë mirë sa herë ka veshur fanellën e Torinos, në këtë edicion ai është lënë në bankinë me klubin që është përqendruar te portieri Milinkovic-Savic. Ditët e fundit është raportuar edhe për një përplasje të Berishës me trajnerin Juric dhe kjo duket se shtyu drejt lënies jashtë të tij në ndeshjet e fundit, duke mos e grumbulluar as në bankinë.

Sipas DAZN, nga kjo situatë duket se po përpiqet të përfitojë Galatasaray, i cili është në kërkim të një portieri cilësor. Këto burime sqarojnë se klubi turk është gati të transferojë gardianin shqiptar para mbylljes së afatit kalimtar të dimrit.

Një ndihmë atyre po ua jep edhe FIFA, e cila duke parë situatën e krijuar nga tërmeti i tmerrshëm që tronditi Turqinë, raportohet se ka vendosur të shtyjë me 10 ditë mbylljen e afatit kalimtar në këtë vend. Kështu, palët do të kenë kohën e mjaftueshme të negociojnë për të transferuar Berishën në Stamboll, ku do të luajë përkrah emrave si Icardi, Mertens, Rashica apo edhe Zaniolo, i cili iu bashkua së fundmi kësaj skuadre.

/Shqip.com