Lajme

Berisha: Vuçiq ka urdhër nga Kremlini të mos e pranojë marrëveshjen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar takimin e nesërm në Ohër që do të zhvillohet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me një deklaratë mjaft interesante.

Berisha ka thënë se Vuçiq do ta përdorë Asociacionin si pretekst për të mos nënshkruar marrëveshjen, por se realisht arsyeja është që ai “ka një urdhër nga Kremlini për mos pranimin e saj”.

“Në të vërtetë ai po përdor si pretekst Asociacionin, por arsye kryesore që ai ndofta nesër nuk firmos është urdhri nga Kremlini që ai të mos pranojë marrëveshjen franko-gjermane”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Më tej, ai ka shtuar se mos pranimi bëhet për arsye se Serbisë do t’i duhej të zbatojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

/Shqip.com