Sport Shqiptar

Berisha uron Pejën, ka një paralajmërim për edicionin e ardhshëm

photo by: @Shpend Ahmeti

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha e ka uruar Pejën për titullin e kampionit për edicionin 2022-23.

Pejanët triumfuan ndaj Trepçës me rezultat 3-2 në serinë e finaleve, për t’u kurorëzuar në fund me titullin e kampionit.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish-basketbollisti i kësaj skuadre dhe aktualisht lojtar i Prishtinës.

Veç urimit, Berisha ka bërë edhe një paralajmërim për sezonin tjetër.

“Urime KB Peja dhe qyteti i Pejes për titullin kampion me plot meritë! 2023/2024  do të jetë flakë”, ka shkruar Berisha.

/Shqip.com