Lajme

Berisha: Taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet kur Partia Demokratike do të qeverisë me Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka premtuar se me të marrë pushtetin taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet.

Gjatë një diskutimi live në Facebook, Berisha është shprehur Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj.

“Rruga e Kombit”

“Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai dërgoi grupin e tij për të bllokuar hapjen e tunelit të Kalimashit. Taksa dhe trau do të hiqen muajin e parë, në vendimet e para të qeverisë së ardhshme”, theksoi Berisha.

Po ashtu Berisha nënvizoi edhe një gabim të pafalshëm të Partisë Demokratike.

“Gabimi më i pafalshëm historik i PD-së është bërë më 27 prill 2021, kur pas atyre zgjedhjeve të dhunuara masivisht, kreu i saj dhe udhëheqja nuk thirri protesta për rrëzimin e Edi Ramës” tha Berisha.

Institucionet e këtij vendi janë në dorë të një njeriu. Shqipëria është diktaturë e një partie. Çdo pushtet në këtë vend, buron nga PS, ka shtuar më tutje kreu i PD-së./Shqip.com