Lajme

Berisha sqaron përplasjen me prokurorët e SPAK: Ishin të terrorizuar, u thashë po përdoreni nga Rama

Sali Berisha ka folur për mediat pasi doli nga SPAK ku u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen e dosjes “Partizani”.

Ish-kryeministri tregoi debatin që kishte patur me prokurorët e posaçëm të cilët në mënyrë të guximshme i ka quajtur grup i strukturuar kriminal.

U thash që kam ardhur aty që tua them në sy në emër të gjithë demokratëve dhe popullit, që kam denoncuar Ramën dhe ju si një grup të strukturuar kriminal që përdoreni prej tij. Kam ardhur aty që të shemb piramidën e turpit me shpifje dhe mashtrime, pa të vërteta, por vetëm zbatim të porosisë politike kundër opozitës. Jua thash se jam aty për të shembur piramidën e tyre dhe aktet antikushtetuese, me masat kundër meje në shkelje të kushtetutës. Jam këtu për të denoncuar aktet tuaja anti ligjore dhe vendimin tua për t’i marrë pushtetin parlamentin për Edi Ramën. Refuzuan provat sepse nuk mund të ndodhë kurrë në një vend, sepse ishin shkatërrimtare si prova, sepse shembnin piramidën e tyre. U thash se cili ka bashkëvepruar me Edi Ramën dhe McGonigal“, deklaroi Berisha.

Berisha tha se ishte marrë në pyetje nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Sipas tij, prokurorët e SPAK ishin të terrorizuar.

Duke dhënë detaje nga dëshmia e tij, Berisha tha se akuzat e ngritura ndaj tij janë të bazuara mbi mashtrime dhe shpifje.

‘Sapo përfundoi seanca e takimit me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të SKAP-it të partisë, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkeleda Millonai e pranishme. Të dashur miq, gjeta aty një grup të terrorizuar.
Në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama dhe unë, në emër tuaj dhe të PD-së u deklarova sa vijon: Pasi i pyeta pse jetoni në këtë terror kaq të madh këtu ju? Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni se çfarë masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta… Pasi ju deklarova se Sali Berisha është këtu në përputhje me atë parim që ai beson, se çdo njeri që thirret për hetim nga organet e hetuesisë, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje dhe kjo ka qënë qëllimi më kryesor i amendamentit, ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2012, në të cilin PD, qeveria e saj bëri të mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve. Së dyti, kam ardhur këtu, u thashë, që t’ua them në sy në emër të të gjithë demokratëve, popullit opozitar, të gjithë ato që në prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grupi i strukturuar i tij kriminal, si mercenarë që përdoreni prej tij. Kam ardhur këtu, ju thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar me shpifje, mashtrime, trillime dhe falsifikime. Në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë. Ka vetëm zbatim të porosisë politike. Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e merituar
“, deklaroi ndër të tjera ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai u pyet për rreth dy orë nga SPAK për privatizimin e kompleksit “Partizani” nga i cili mes pronarëve përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha doli nga shtëpia rreth orës 10.00.

Në 12.30 ai la ambientet e SPAK, për t’iu drejtuar sërish banesës ku do të kalojë arrestin shtëpiak.

Sali Berisha u paraqit për herë të parë para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

/Shqip.com