Lajme

Berisha: Shkodra nën kontrollin e grupeve kriminale, bandat i marrin vendimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të heqjes nga ana e policisë të më shumë se 20 kamerave të vendosura në Shkodër nga grupet kriminale, për të survejuar zona të caktuara të qytetit.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kjo gjë tregon se krimi kontrollon gjithçka në Shkodër.

Berisha shprehet se në sundimin e krimit është në fakt gjithë Shqipëria.

“Krimi kontroll të rreptë të territorit. Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria.

Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin. Por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë! Ky është narkoshtet!”, ka shkruar Berisha.

/Shqip.com