Lajme

Berisha: Rama që tetë vite në pushtet pasi Basha është i kënaqur të qëndrojë edhe 80 vite në opozitë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se “Rama është që tetë vite në pushtet pasi dikush është i kënaqur të qëndrojë në opozitë edhe 80 vite”, duke aluduar te kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Përkundër kësaj, Berisha thotë se Partia Demokratike do të mblidhet në përputhje me statusin partiak, shton se “askush s’duhet të tmerrohet nga kjo”.

Lexo edhe:
Vitia: Nga 27 shtatori nuk mund të hyhet në lokale pa certifikatë të vaksinimit ose test negativ anti-COVID’19

Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por vetem vendimet e pengut të Edi Ramës”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Shtoi se Kuvendi i PD-së do të mblidhet për ta shpëtuar partinë, pas katër humbjeve radhazi.

Lulzim Basha vendosi që ta largojë Berishën nga grupi parlamentar, pasi ishte kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA-të e shpallen ish-kryeministrin shqiptar si person “non-grata”, për shkak të “korrupsionit gjatë qeverisjes”.

Por, Berisha nuk është pajtuar me vendimin e Bashës për përjashtimin e tij.

Një grup i madh mbështetës së ish-presidentit shqiptar dolën te selia e partisë për ta kundërshtuar përjashtimin e tij. /Shqip.com