Lajme

Berisha: Policia ta marrë në mbrojtje Rrahman Jasharajn

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhërin e Kosovës në seancën që është duke u mbajtur sot ka adresuar dy qështje sa i përket fushës së sigurisë.

Ai ka kërkuar që të sigurohet transport për policët dhe ushtarët e Kosovës, sepse siç shprehet ata po presin rrugëve, dhe në çështjen e dytë ka kërkuar nga Policia e Kosovës ta marrë në mbrojtje kreun e SBASHK-ut Rrahman Jasharajn.

Ai ka kërkuar nga Policia që ta marrë në mbrojtjë krytarin e SBASHK-ut.

“Linçimet që po i bëhen një qytetarit të Kosovës, si në rastin e Rrahman Jasharajt, sulmet linçuese ndaj çdo njeriu dhe ankesa që fëmijët nuk po shkojnë në shkollë, problemi është të Qeveria, nuk është të Rrahman Jashari, por te kryeministri. Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të marrë në mbrojtje Rrahman Jasharajn. Qasja konfliktioze me sindikatat, tendenca për me përça brenda, është problem në vetvete”, tha Berisha.

Policia e Kosovës

Ndërsa tutje ai ka shtuar se cdo ditë e më shumë i sheh ushtarët e policët duke bërë autostop për shkak të mungesës së transportit.

“Çdo ditë në rrugë shohim ushtarë dhe policë duke bërë autostop për shkak të mungesës së transportit për njerëzit me uniformë. Shumë ushtarë të FSK-së lëshojnë vendin e punës, disa kalojnë nga FSK në Polici por shumica prej tyre e lëshojnë vendin dhe dalin në përendim, tani kjo është shpeshtuar”.

Berisha tha se duhet “të sigurohet transport në mënyrë që të mos i shohim duke pritë rrugëve”./SHQIP.com