Lajme

Berisha për LVV-në: Me bo me i zënë duke vjedh, po ju mbetke hatri

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka komentuar largimin e Vetëvendosjes nga salla e kuvendit.

“Kjo partia në pushtet sikur e ka pasë monopolin me akuzu e etiketu gjithkënd për hajni, nuk kanë lënë njeri pa etiketu qysh kanë dashtë. Tash u kriju kjo situata, mu cu e me lëshu kuvendin pikërisht kur folët për hajni. I bjen që këta me bo me i nxen tu vjedh po ju metke hatri”, tha Berisha.

Ai tha se “kur t’i zësh tu vjedh këta e lëshojnë kuvendin”.

Ai tha se prokurori i shtetit duhet të iniciojë hetim për kontratat njëburimore.

/Shqip.com