Lajme

Berisha: Për 9 vjet janë mbyllur 760 shkolla

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se 760 shkolla janë mbyllur për 9 vjet. Siç tha ai, numri i mësuesve është reduktuar në mënyrë të frikshme.

“Kjo qeveri ka kryer një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit. Janë mbyllur 760 shkolla, është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësuesve. Mësuesit shqiptarë sot paguhen dy herë më pak se mësuesit në Kosovë, Mal të Zi dhe mësuesit në çdo vend të rajonit”, u shpreh Berisha.

Berisha kujtoi se mësuesit nëntë vjet më parë kishin pagat më të larta në rajon.

Sipas tij, u ndërtuan në një hark kohor 8-vjeçar mbi 1300 shkolla, kopshte dhe institucione të tjera të arsimit si dhe u shtri interneti në çdo shkollë, si dhe, sipas tij, u bënë përpjeke të mëdha për modernizimin e mësimdhënies./Euronews.al

/Shqip.com