Lajme

Berisha: PDK të kërkojë falje për deklaratat Blerta Deliut

Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar nga kolegja e tij në Partinë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, që të kërkojë falje rreth deklaratës së saj në Kuvendin e Kosovës, përcjell Shqip.com.

Deliu-Kodra i reagoi ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë një debati duke i thënë se kunati i kësaj të fundit është “i akuzuar për terrorizëm” – teksa Haxhiu tha se ai ka qenë i përfshirë në Grupin e Kumanovës.

Berisha tha se kërkim faljen duhet ta bëjë edhe PDK për atë deklaratë, jo për ministren, por për të gjitha familjet e anëtarëve të Grupit të Kumanovës.

“Poashtu për deputeten dhe PDK-në i kërkoj me i kërku falje familjeve për atë deklaratë, jo me i kërku falje ministres se ndodhë që kjo bëhet nervoz edhe kjo flet qashtu, por qatyne familjeve, qatyne njerëzve është tepër edhe nuk kërkohet prej neve me cilësu askend terrorist, ndoshta ata janë njerëz që e kanë vazhdu ëndrrën për bashkim kombëtar, pres prej PDK-së me kërku falje, jo ministres as neve këtu por të gjithë njerëzve që janë ndi keq me atë deklaratë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka kërkuar edhe nga ministrja e Drejtësisë që të flas për ligjet dhe jo të fjaloset me deputetët.

“Së pari po du ministres me ia thënë nja dy fjalë, mendoj se për ministren është me rëndësi me i kalu ligjet, por si duket ti e ke më të rëndësishme me I thanë diçka një deputeti tjetër apo me u fjalos pastaj ndodhi edhe ajo tjetra”, shtoi ai./SHQIP.com