Ekonomi

Berisha: Pasi të vijmë në pushtet, energjia do tarifohet me 6 lekë për KW

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka paralajmëruar sot kohën kur pretendon të mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa tha se kryeministrit Edi Rama duhet” t’i jepen duart” në shtator.

Siç është ajo shprehja ‘gusht e gunë’, në vjeshtë t’i japim duart Ramës. Edhe atëherë e ka gjatë në fakt”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u ndal edhe tek çmimi i lartë i energjisë, ndërsa tha se arsyeja e vërtetë pas kostos së lartë është pikërisht shitja e energjisë në sezonin e verës, nga Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

Ai ka renditur edhe benefitet që do të ketë biznesi dhe komuniteti me uljen e çmimit të energjisë, të cilën tha do ta tarifojnë me 6 lekë për kW, saç ka qenë më parë.

Sot falë strategjisë për ndërtimin e HEC-eve, prodhojmë 2 mld KW më shumë se nevoja. A ka gjobë më të madhe se çmimi që paguan biznesi, sepse Rama e zëvendësja e tij e shesin energjinë gjithë verës”, tha ai.

Tutje, sipas tij, Shqipëria është në peshën e rëndë të një regjimi që të ardhurat i vjedh dhe i plaçkit. Pasuritë publike i grabit për klientelën e vet. Me 14 Maj të marrim pushtetin vendor. Nuk ka Shqipëria asnjë shkak që të braktiset nga qytetarët e saj.

Nuk ka vend tjetër në rajon që të ketë pasuritë e saj përrallore. Të ketë njerëz më punëtorë dhe që e do vendin më shumë se shqiptarët. Rikthimi në pushtet i opozitës do të thotë taksa të ulëta, shanse të barabarta. Do të thotë energji me 6 lekë për kW. Aq sa e keni pasur”, ka thënë ai.

E keni marrë me 6 lekë në një kohë kur një vit e prodhonim atë që na duhej. Megjithatë biznesi e merrte me 6 lekë. Sot falë një strategjie që ndoqëm, ne prodhojmë 2000 kë më shumë se nevoja dhje biznesi paguan 220 lekë. A ka gjobë më të madhe se kjo. Paguan se Edi Rama me zëvendësen e tij vjedhin në mënyrë të tmerrshme energjinë. E shesin gjithë verën te sekserët e tyre dhe marrin paratë për vete. Kjo merr fund”, tha ai mes tjerash.

/Shqip.com