Lajme

Berisha: Opozita merr 50 bashki ose unë do mbaj përgjegjësi

Sali Berisha

Sali Berisha flet me siguri për fitoren e kandidatëve të opozitës në 14 maj.

Me nota optimiste, Berisha tha se nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, kandidatët e qeverisë shpallen fitues në më pak se gishtat e një dore.

“Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet. Mund të them që as me gishtat e të dy duarve nuk numërohen bashkitë që PS fiton. PS-ja po reduktohet në rezultatin e Partisë së Punës. Nuk ka nëse nuk do të ndodhë, kjo do të ndodhë. Unë kam ardhur këtu me të dhëna të plota ta sondazheve direkte me call center, qoftë dhe botën dixhitale”, tha Berisha.

Ai shkon deri atje sa thotë se do mbaj përgjegjësi nëse opozita nuk fiton në të paktën 50 bashki.

“Absolutisht do mbaj përgjegjësi”, tha Berisha në emisionin “Opinion” duke shtuar se sipas sondazheve digjitale edhe Elbasanin e fiton Partia Demokratike që drejtohet prej tij.

Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se në llogari të kandidatit socialist rezultojnë më shumë se 100 mijë euro që nuk dihet se nga cili burim kanë ardhur.

/Shqip.com