Lajme

Berisha në Fushë-Arrëz: Është koha për ndryshim

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka qenë sot në Fushë-Arrëz ku ka prezantuar kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki.

Para se Berisha të merrte fjalën, një pensionist ka zgjedhur të dorëzojë live teserën e Partisë Socialiste.

Ai u shpreh se ka ardhur koha për ndryshim dhe tesera duhet t’i dorëzohet Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut, pasi do t’u duhen më shumë, shkruajnë mediat në Shqipëri.

“30 vjet anëtar i partisë së Enver Hoxhës, Kam punuar në të gjithë Evropën, por tani ka ardhur koha për ndryshim. Me pensionet që ka dhënë Rilindja, çoja Ramës një teser për Taulantin një për Belindën. Jepja atyre se do u duhen shumë”, dëgjohet të thotë qytetari.

/Shqip.com