Sport Shqiptar

Berisha ndërron skuadër, por mbetet në Serie A

Etrit Berisha do të ndryshojë skuadër, por jo kampionatin. Pas një periudhë shumë të vështirë, ku për gjatë gjithë sezonit të fundit qëndroi në bankinë te Torino, portieri kuqezi arriti të gjejë një skuadër të re në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Mediat italiane e bëjnë të kryer kalimin e tij tek ekipi i Empolit. Berisha kishte kontratë me Torinon deri më 30 qershor 2024, por prej kohësh mes tij dhe trajnerit Juric nuk kishte paqe, duke bërë që klubi ta nxirrte në shitje.

Berisha do të gjejë tek Empoli edhe dy futbollistët e tjerë të Kombëtares shqiptare, Adrian Ismajlin dhe Stvien Shpendin.

Prej vitesh, Empoli është kthyer në shtëpi të dytë për futbollistët kuqezi, pasi nga ky klub kanë dalë edhe lojtarë si Hysaj, Asllani dhe Bajrami.

/Shqip.com