Lajme

Berisha: Mosmbajtja e seancave të Kuvendit, taktizim i pushtetit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të shqyrtuar pikat e papërfunduara nga disa seanca të mbajtura.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, vlerësoi se është taktizim e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës që të mos mbahen punimet e Kuvendit të Kosovës.

“Pse nuk janë mbajtur seancat, cilat janë zhvillimet politike, cilat janë temat e nxehta që kanë mundur në vendin tonë dhe sa do t’i konvenonte mazhoracës të ketë debat parlamentar për tema të ndryshme, të zëmë për statutin  dhe dërgimin e tij me 2 Maj në Bruksel e jo në qeverinë e Kosovës”, theksoi ai, raporton mediumi publik.

Berisha ka kritikuar pozitën për mungesë transparence në procesin e dialogut me Serbinë. Për mospjesëmarrjen e PDK-së në seanca, deputeti Berisha tha se duan që të ndalin të keqen. Sipas tij mungesa e seancave ka bërë që të pësojnë të gjithë edhe ligjet edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

“Përgjegjësi për mbajtjen e seancës është e mazhorancës dhe nuk mund të fajësohet opozita. Ne me abstenim ose mungesë në seanca duam t’i ndalim disa marrëveshje që janë në dëm të qytetarëve të Kosovës”, theksoi Berisha.

Deputeti opozitar ka kritikuar edhe ndarjen e buxhetit për komunat, duke përmendur se janë bërë ndarje në baza partiake.

/Shqip.com