Lajme

Berisha: Ministria e Shëndetësisë po urdhëron përdorimin e vaksinave kundër COVID-19 të skaduara

Ish-kryeministri i Kosovës, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, është shprehur se Ministria e Shëndetësisë po urdhëron përdorimin e vaksinave të skaduara kundër COVID-19.

“Të dashur miq, në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-covid të skaduar, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduar”, ka shkruar Berisha.

Vaksina

Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të mos vaksinohen me vaksina të skaduara.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduar”, ka shtuar më tutje Berisha.

Dokumenti i publikuar nga Sali Berisha

Berisha po ashtu ka publikuar edhe një dokument dhe një mesazh nga ana e një doktori ku thuhet se mjekët janë të urdhëruar që të vaksinojnë qytetarët me vaksina të skaduara.

Përshendetje dr po ju informoj se jemi urdhëruar të vazhdojmë vaksinimin me lotin e vaksinës Pfizer që ka skaduar në Korrik dhe sipas urdhërit duhet që ketë lot ta përdorim gjerë në tetor, thuhet në mesazhin e mjekut drejtuar Berishës./Shqip.com